Zelensky tha nuk e njohim Kosovën, Prishtina heq mbishkrimin “Free Ukraine” që ishte i vendosur në zemër të saj
Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën, është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai deklaroi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Heqja e mbishkrimit është bërë të dielën dhe pamjet e largimit të tij janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.
Me nisjen e pushtimit rus ndaj Ukrainës, Kosova iu bashkua shteteve perëndimore në dënimin e veprimeve të Rusisë, duke vendosur edhe sanksione ndaj Moskës.