
Në fshatin Irzniq është kurorëzuar me sukses një nismë humanitare dhe solidarizuese, duke i dhuruar hoxhës së fshatit një veturë të re luksoze me vlerë mbi 12 mijë euro.
Iniciativa, e cila ka mbledhur rreth vetes njerëz të vullnetit të mirë, u ndërmarrë me përkushtimin e veçantë të Asim (Lahë) Dacajt, duke dëshmuar edhe një herë traditën e bukur të solidaritetit dhe respektit ndaj figurave fetare e komunitare në vend.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Bashkësia Lokale e fshatit Irzniq, e cila ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë për iniciatorin dhe të gjithë kontribuesit.