SHBA heq nga Lista e Zezë kolonelin shqiptar të ushtrisë siriane





Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hequr nga Lista e Zezë kolonelin shqiptar të ushtrisë së re siriane, Abdul Jasharin.

Jashari, themelues dhe udhëheqës i grupit “Xhemati Albani”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë etnikë, që kishte luftuar në Siri krahas grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ishte vendosur në Listën e Zezë të ShBA-ve më 2016.
Në një vendim të shpallur të hënën nga Departamenti Amerikan i Thesarit, u bënë të ditura përditësimet në listën e personave që janë shtuar ose larguar nga lista e sanksioneve.

Në mesin e personave të larguar nga kjo listë është edhe Abdul Samrez Jashari, i njohur si Abu Qatada al-Albani.

Krahas tij, nga lista janë larguar edhe persona të tjerë të lidhur me konfliktin në Siri dhe Irak.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Thesarit thuhet se, në përputhje me premtimin e Presidentit Donald Trump për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka anuluar përcaktimin e Sirisë si sponsor shtetëror të terrorizmit.

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar Al-Assadit, Jashari, shqiptar me origjinë nga Shkupi, u emërua kolonel në ushtrinë e re siriane.

Siria udhëhiqet nga Ahmed Al-Shaara, ish-udhëheqës i dikur grupit të dezignuar si terrorist nga ShBA-të, Hayat Tahrir al-Sham

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo