Qumështi LAND që shitet në KIPPER i dyshimtë. AUV tē ndalojë qumështin deri sa të bëjnë analizat laboratorike!





Një deklaratë e bërë nga drejtori i “Vita”-s në një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje edhe për produktet e qumështit që shiten në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Në video, drejtori i “Vita”-s flet për dallime në kapakët e qumështit të destinuar për tregun e Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut. Ai përmend gjithashtu një pronar nga Maqedonia e Veriut, i cili, sipas deklaratës së tij, ka markete edhe në Kosovë, por nuk pranon ta bëjë publik emrin.

Deklarata vjen në kohën kur AUVK në Kosovë ka raportuar gjetje të vajit të palmës, qumështit pluhur dhe përbërësve të padeklaruar në disa produkte të “Vita”-s.

Në këtë kontekst, vëmendja shkon edhe te qumështi “Land”, i cili shitet në rrjetin e marketeve Kipper në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ngre një pyetje që kërkon përgjigje institucionale:

A është kontrolluar qumështi “Land” që shitet në Kipper nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe a përputhet përbërja e tij me deklarimin në ambalazh?

Nëse “Land” që shitet në Kipper është kontrolluar, institucionet duhet të tregojnë kur është marrë mostra, cilit lot i përket dhe çfarë kanë treguar analizat laboratorike.

Nëse nuk është kontrolluar, atëherë AUV duhet të marrë mostra dhe të kryejë analizat përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo