Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00





Vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet sot nga ora 11:00, ka vendosur kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, një ditë pas përfundimit të afatit kushtetues.

Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
Deri mbrëmë pas mesnate, Kuvendi kishte afatin e fundit për t’u konstituuar, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur 30 ditë afat për deputetët për ta konstituuar Kuvendin që nga certifikimin i rezultateve.

Partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në ora 00:00 afat ky që ishte paraparë sipas kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo