Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin e SHBA-së se do të ndajë më shumë se 206 milionë dollarë për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Rripin e Gazës (ISF).
Në njoftim është thënë se 200 milionë dollarë do të shkojnë për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe operacione të ISF-së, kurse rreth 6.3 milionë dollarë të tjera do të shkojnë për automjetet e blinduara që fillimisht ishin destinuar për Nepalin.
Në njoftimin e dytë të Departamentit të Shtetit të datës 30 korrik është thënë se Kosova dhe Shqipëria do të jenë përfitueset e nëntë transportuesve të blinduar të personelit (APC), si pjesë e kontributit të ushtarëve të tyre në misionin e paqes në Gaza.
Deri më tani, pesë vende janë angazhuar në ISF – Kosova, Shqipëria, Indonesia, Maroku dhe Kazakistani – të cilat pritet të udhëheqin operacionet e sigurisë, të mbështesin demilitarizimin e enklavës, të mundësojnë dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare dhe të ndihmojnë në çarmatimin e Hamasit pas tërheqjes së Izraelit.