Konjufca: VV është gati, emrat për president i kemi





Ministri në detyrë i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se Lëvizja Vetëvendosje kanë emrat për president dhe se po presin kur do të mbahet takimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë kësaj jave, në mënyrë që proceset të ecin para.

“Lëvizja Vetëvendosje unë vetëm po them se është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin pastaj procesi i negociimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: “këtë javë”. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai tha se meqenëse takimi LVV – LDK do të bëhet në kuadër të dakordimit rreth një emri konkret, sipas tij, kjo nënkupton probabilitet të madh që të zgjidhet ngërçi politik.

“Do të takohen përmes propozimit të emrave konkretë dhe prej atyre emrave besoj se do të jetë presidenti ose presidentja e ardhshme e Kosovës”, tha ai, pas seancës gjyqësore në të cilën u trajtua hedhja e gazit në Kuvend.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo