Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit francez në Ksamil, tentoi të arratiset i fshehur në bagaz, ishte ndihmuar nga një polic

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në Ksamil. Moisid Matushaj, punonjës i Policisë së Shtetit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu krimin dhe se ka ndihmuar të dyshuarin Sokrat Vata të largohej nga vendngjarja.
Sipas burimeve të A2 CNN, Matushaj punonte gjithashtu si bodyguard në të njëjtin grup sigurie private, “Orange Elite Security”, ku punonte edhe 29-vjeçari Sokrat Vata.
Matushaj rezulton punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Vata dyshohet se vrau me thikë Miguel Mendes mëngjesin e së martës në Ksamil, pas një konflikti që, sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se nisi pas ngacmimit të një vajze. Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe një tjetër shtetas i huaj.
Pas krimit, 29-vjeçari u largua nga Ksamili. Ai u arrestua rreth pesë orë më vonë në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti të drejtuar nga një shtetase turke. Në makinë ndodhej edhe një shtetas tjetër turk.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e vrasjes.

Grand Kozmetik
38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin “Principote” në Ksamil.
Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes. Gjithashtu, pritet ndalimi i dy shtetasve turq që dyshohet se e kanë ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si dhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, është ndaluar Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.

Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve paraprake, Sokrat Vata dyshohet se punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe shtetasi Bekim Bulica, 36 vjeç. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës, me qëllim shmangien e hetimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo