Sonte, është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
”Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, theksoi Ahmeti.
Mësohet se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.
Sot, një mërgimtarë në ambientet e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje skandaloze. Ai kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.