Arrestimi i Vezir Hazirajt, policia: U dorëzua pasi e pa se s’mund të largohej, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI-në

Arrestimi i Vezir Hazirajt, policia: U dorëzua pasi e pa se s’mund të  largohej, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI-në

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, më datën 07.08.2026, rreth orës 20:50, është informuar se në fshatin Orroberdё-Istog, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.

Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.

I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur.

Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarët.

Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës.

I dyshuari Vezir Haziraj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo