Dogana e Kosovës ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit, i cili po udhëtonte në linjën Gjermani–Kosovë.
Mjetet janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për procedim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.