“Ylli Paçuku thirrje për protestë: Të shtunën Tetova do të flasë, zëri i saj do të dëgjohet deri në Qeveri”





Ylli Paçuku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për mbrëmjen e së shtunës në Tetovë, duke theksuar se qyteti do të dërgojë një mesazh të fuqishëm që, sipas tij, do të arrijë deri në zyrat e Qeverisë shkruan Tetovasot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paçuku shkruan se “Tetova të shtunën do të flasë” dhe se zëri i qytetarëve “do të dëgjohet deri në zyrat e Qeverisë, aty ku sot, fatkeqësisht, mungon zëri i shqiptarëve”.
Protesta është paralajmëruar të mbahet më 11 korrik 2026, me fillim në ora 20:00, në Sheshin “Iliria” në Tetovë.
“Shihemi në protestë”, ka shkruar Paçuku, duke e shoqëruar thirrjen me flamurin kombëtar shqiptar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo