Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.
Ahmeti u dënua me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.