SHBA i kundëpërgjigjet Iranit pas goditjeve në Hormuz, shënohet sulmi më i madh pas 11 Prillit





Përshkallëzimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit vijon me një valë të re sulmesh ajrore, ndërsa raportohen shpërthime në ishullin Qeshm, Bandar Abbas dhe portin e Sirik.

Sipas mediave iraniane, të paktën gjashtë shpërthime janë regjistruar në ishullin strategjik të Qeshm, i konsideruar kyç për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa shtatë të tjera janë raportuar në portin e Sirik.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se operacionet ushtarake përbëjnë një kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane që, sipas Uashingtonit, goditën tre anije tregtare gjatë kalimit në Hormuz. Autoritetet amerikane i cilësuan veprimet e Iranit si një akt agresioni të pajustifikuar dhe shkelje të armëpushimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo