Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (10 korrik) disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore.
Sipas njoftimit, pa rrymë do të mbeten:
Siniçan – nga ora 09:00 deri në 14:00.
Pallçishti i Poshtëm – nga ora 09:30 deri në 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit.
Sellarcë e Epërme – nga ora 09:30 deri në 14:00, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të vendbanimit.
Sellarcë e Poshtme – nga ora 09:30 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet një pjesë e fshatit.
Reçica e Vogël – nga ora 10:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten objektet në pjesën e sipërme të vendbanimit, pas tregut të bagëtive.
Autoritetet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe të kenë mirëkuptim për këto punime të planifikuara, të cilat realizohen me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së rrjetit elektrodistributiv.