Nafie Selmani pyet Qokun: Pse nuk reagove për studentët e Tiranës kur i dêrguan në Kumanovë?





Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar publikisht ndaj deputetit Bekim Qoku, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në qëndrimet e tij lidhur me lirinë e shprehjes shkruan Tetovasot.

Sipas Selmanit, Qoku e ka cilësuar si “goditje ndaj lirisë së shprehjes” ndalimin e zyrtarëve shqiptarë në kufi, por nuk ka reaguar në një rast të mëhershëm kur, sipas saj, rreth 40 studentë të Universitetit të Tiranës u ndaluan në kufi dhe nuk u lejuan të hynin në Maqedoninë e Veriut për t’u solidarizuar me Lëvizjen Studentore.

“Qoku, nëse ndalimi për shkak të protestave qenka goditje ndaj lirisë së shprehjes, atëherë ku ishte zëri yt prej deputeti kur rreth 40 studentë të Universitetit të Tiranës u ndaluan në kufi dhe nuk u lejuan të hynin në Maqedoninë e Veriut? Atëherë pse nuk e quajtët edhe atë goditje ndaj lirisë së shprehjes? Apo parimet vlejnë vetëm kur ju prekin ju?”, shkruan Selmani.

Ajo më tej e akuzon deputetin se ka ngatërruar parimin e lirisë së shprehjes me interesat politike dhe vë në pikëpyetje rolin e tij si përfaqësues i qytetarëve.

“Je ngatërruar keq me parimin e lirisë së shprehjes, e edhe më keq me rolin prej deputeti. Dorëhiqu se u bëre horr!”, përfundon reagimi i Nafie Selmanit.

Deklarata e saj vjen në vazhdën e debateve politike të ditëve të fundit lidhur me ndalimin e disa zyrtarëve shqiptarë në kufi dhe reagimet e përfaqësuesve politikë për këtë çështje raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo