Mickoski: Jemi për BE-në, por nuk do të pranojmë zgjidhje destruktive

Kryeministri Hirstian Mickoski sot porositi se Qeveria do të vazhdojë me reformat, do të vazhdojmë të jemi të parët lidhur me realizimin e tyre, ndërsa nëse dikush mendon se vendi, duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, shprehi gatishmëri të bëjnë gjithçka që është konstruktive, por jo edhe destruktive.

“Kjo Qeveri ka qëndrim parimor. Do të vazhdojmë me reformat dhe do të jemi të parët në realizimin e tyre. Nëse dikush beson se ky vend, i cili ndodhet në zemër të Ballkanit, me popull paqedashës, qytetarë punëtorë dhe njerëz të përkushtuar, duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është konstruktive, por jo destruktive”, iu përgjigj Mickoski sot pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në Ohër lidhur me proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat do t’i mbyllin kapituj deri në fund të vitit, dhe Moldavia dhe Ukraina do të hapin klastere të reja dhe rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Kryeministri theksoi se këtë pozicion e ka përsëritur mijëra herë dhe shtoi se në periudhën që vjen fokusin e vendosë në projekte të dobishme për shtetin.

Mickoski theksoi se opozita është ajo që e çoi Maqedoninë në gjendje në të cilën ndodhemi sot, duke rpanuar propozim për të cilin nuk arriti të reflektojë dhe i cili tërësisht është asimetrik në rpaort me interesat nacionale të qytetarëve dhe shtetit.

“Unë thjeshtë ndjej përgjegjësi vetëm para qytetarëve. Ndërkaq qytetarët në këtë moment po japin mbështetjen e tyre për politikat që po ndjek kjo Qeveri, dhe politikat e kësaj Qeverie janë të ofrojë atë që mund të ofrojë dhe ne e kemi treguar këtë, e kemi treguar me raportin e dhjetorit, dhe do ta tregojmë me raportin e qershorit – se, në thelb, ne jemi vendi më i përparuar në rajon kur bëhet fjalë për zbatimin e reformave. Për mua, ndryshimi i Kushtetutës dhe pranimi i asaj që pranoi Qeveria e mëparshme nuk është një reformë. Qëndrimi ynë është i qartë dhe preciz. Qytetarët presin që lidershipi i Qeverisë maqedonase të mbrojë identitetin kombëtar maqedonas. Kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Nuk ka çmim me të cilin do të bënim lëshime pa kushte”, porositi Mickoski.

Kryeministri shtoi se ekziston hapësirë për marrëveshje, për bisedime dhe kërkim të zgjidhjeve, se Qeveria është konstruktive dhe e tillë do të mbetet, por përsëriti se nuk do të vendosë nënshkrim pa kushte në atë që e ka pranuar Qeveria e mëparshme.

“Por, të nënshkruaj pa kushte diçka që ka pranuar Qeveria e mëparshme apo të ashtuquajturin kapitulim, derisa të jem në këtë funksion, nuk do ta bëj. Në fund, do të vijnë zgjedhjet. Qytetarët do ta thonë fjalën e tyre. Nëse mendojnë se kam gabuar, do të votojnë për opsionin e kundërt politik. Ne do të shkojmë në opozitë dhe unë do të tërhiqem nga politika. Por mendoj se populli është i lodhur nga lëshimet nacionale pa asnjë garancë për përmbushje të qëllimit përfundimtar. Populli është i lodhur dhe i frustruar nga premtimet e vazhdueshme dhe shpresat e paplotësuara që kanë ndodhur me vite, madje edhe me dekada”, deklaroi kryeministri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo