Mevlan Ademi dënon kërcënimet ndaj Rami Mislimit: Gazetarët duhet të punojnë të lirë dhe të sigurt





Mevlan Ademi ka reaguar lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij, duke shprehur solidaritet të plotë dhe duke kërkuar reagim serioz nga institucionet raporton Tetovasot.

Në reagimin e tij, Ademi thekson se çdo kërcënim ndaj një gazetari për shkak të punës së tij është i papranueshëm, ndërsa përfshirjen e familjarëve dhe fëmijëve e cilëson si një akt edhe më të rëndë.

“Kam ndjekur raportimet për kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij. I shpreh atij dhe të afërmve të tij solidaritetin tim të plotë. Pavarësisht se kujt i drejtohet dhe nga kush vjen, çdo kërcënim ndaj një gazetari për shkak të punës dhe mendimit të tij është i papranueshëm,” shkruan Ademi.

Ai nënvizon se mospajtimet me raportimet mediatike duhet të zgjidhen me argumente dhe përmes mekanizmave institucionalë e profesionalë, duke shtuar se liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë vlera themelore të një shoqërie demokratike.

Ademi u bën thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin me seriozitet dhe shpejtësi, duke dërguar një mesazh të qartë se gazetarët duhet të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë dhe të sigurt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo