Mickoski dhe VMRO nuk janë të interesuar për reforma, as për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, as për konsensus. Qëllimi është një, grabitja zgjedhore dhe manipulimi i 200.000 votave nga diaspora. E njëjta VMRO që pretendonte se kishte siguruar tashmë një marrëveshje me “Levicën” dhe BDI-në, tani dëshiron t’ia kalojë problemin LSDM-së. A nuk u ulën me “Levicën” dhe BDI-në, a nuk arritën një marrëveshje, akuzojnë nga LSDM-ja.
“Vazhdimisht vetëm gënjeshtra dhe tjerrje. Ai e shfuqizoi qeverinë teknike me forcë dhe pa konsensus.
Pasi modeli për votim elektronik të diasporës nuk kaloi, ai u përpoq të shtynte një të ri për votim me postë dhe përsëri pa asnjë kontroll dhe pa garantuar vullnetin e qytetarëve. Problemi është te qeveria, te Mickoski që dëshiron të manipulojë 200 mijë vota.
Ai e përdor axhendën e reformave vetëm si justifikim dhe alibi për pamundësinë e tij për të realizuar detyrimet e procesit të integrimit evropian. LSDM ka një qëndrim parimor, nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, do ta mbrojmë votën e çdo qytetari nga abuzimi dhe manipulimi”, thonë nga LSDM.