Joshua vlerëson Prengën pas përballjes dhe dërgon mesazh të fortë për Tyson Furyn

Anthony Joshua e mbylli me sukses përballjen ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, duke siguruar fitoren me nokaut në raundin e dytë. Pas triumfit në ring, britaniku foli edhe për paraqitjen e kundërshtarit, duke shprehur vlerësimin e tij për Prengën dhe ekipin e tij.

Në intervistën për DAZN, menjëherë pas ndeshjes, ish-kampioni i botës falënderoi tifozët për mbështetjen dhe theksoi respektin për boksierin shqiptar.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin këtu sonte. Gjithashtu një falënderim të madh për Kristian Prengën dhe ekipin e tij”, u shpreh Joshua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Më pas, vëmendja e britanikut u përqendrua te rivaliteti i shumëpritur me Tyson Furyn. Joshua pyeti nëse ish-kampioni britanik ndodhej në sallë dhe më pas dha një deklaratë të fortë, duke theksuar ambicien e tij për duelin e madh.

“Do t’i jap gjithçka në ring. Jam një nga kampionët më të fortë dhe më të pamëshirshëm që ka pasur boksi. Askush nuk mund të më ndalë”, deklaroi Joshua.

Megjithatë, ai sqaroi se fjalët e tij janë pjesë e rivalitetit sportiv dhe se krahas dëshirës për fitore ekziston edhe respekti për kundërshtarin. Joshua vlerësoi arritjet e Tyson Fury-t dhe theksoi se përballjen me të e ka kërkuar prej një kohe të gjatë.

“Duhet të kesh zjarrin dhe besimin brenda vetes, por në të njëjtën kohë duhet të ruash respektin. E respektoj atë që Tyson Fury ka arritur në karrierën e tij, por kjo është një ndeshje që e kam kërkuar prej kohësh”, tha ai.

Fitorja ndaj Prengës e mban Joshua-n në kërkim të sfidave të mëdha në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa një përballje me Tyson Furyn vijon të mbetet një nga duelet më të dëshiruara në boksin botëror.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo