Shkruan deputetja Ilire Dauti
Shqiptarë të dashur,
VLEN dhe BDI po bashkëpunojnë, secili në mënyrën e vet-për t’i bërë hyzmetin VMRO-së!
Së fundmi kjo u pa edhe me nënshkrimin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga VMRO, me të cilin diasporës po i ndalohet votimi elektronik ose me postë EDHE për zgjedhjet lokale. Me këtë përjashtim, ata po ia mundësojnë VMRO-së fitoret e ardhshme në Kërçovë, Bërvenicë e Butel.
Kujdes: Sot thonë se “janë bërë pishman”. Por nëse LSDM dhe Levica i tërheqin amandamentet e tyre, si do ta bllokojnë këta Komisionin kur afati ka kaluar?
Më korrekte do të ishte ta pranojnë gabimin dhe t’u bashkohen amandamenteve të Lidhjes Shqiptare, të cilat janë dorëzuar pikërisht për të bllokuar këtë Kod që e përjashton mërgatën nga votimi elektronik apo me postë edhe në zgjedhjet lokale.
Nuk është e lehtë ta thuash këtë të vërtetë të madhe, por dalja e tyre kundër shqiptarëve është edhe më e madhe. Prandaj duhet thënë patjetër!