Gazetari Vedat Memedalija dënon ashpër sulmet ndaj Rami Mislimit: “Duhet të jesh pervers e maniak të shash një vajzë 2-vjeçare”





Kryeredaktori i gazetës KOHA, Vedat Memedalija ka reaguar ashpër pas pretendimeve për kërcënime dhe fyerje ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar veçanërisht përfshirjen e një fëmije 2-vjeçar në një konflikt të tillë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Memedalija e ka cilësuar një veprim të tillë si të ulët, çnjerëzor dhe të gërditshëm.

“Shumë pervers e maniak duhesh të jesh të shash vajzën 2-vjeçare të cilitdoqoftë! Një akt i ulët, çnjerëzor dhe i gërditshëm!”, ka shkruar ai.

Gazetari ka shprehur solidaritet të plotë me kolegun e tij, Rami Mislimi, dhe familjen e tij, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve që të reagojnë pa vonesë.

“Solidaritet të plotë me gazetarin Rami Mislimi dhe familjen e tij. Institucionet duhet të reagojnë menjëherë ndaj çdo kërcënimi dhe gjuhe që nxit dhunë!”, thuhet në reagimin e Memedalijës.

Reagimi i tij i bashkohet një sërë reagimesh publike që kanë dënuar çdo formë kërcënimi ndaj gazetarëve dhe përfshirjen e familjarëve, veçanërisht të fëmijëve, në përplasjet publike. Pretendimet për kërcënimet ndaj Rami Mislimit mbeten për t’u trajtuar nga institucionet kompetente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo