Një pjesë e madhe e zonës qendrore të qytetit të Tetovës, si dhe disa vendbanime përreth, nesër, të martën (07.07.2026), do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, ndërprerjet do të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të zgjasin deri në pasdite.
Pa energji elektrike do të mbeten:
Nga ora 08:45 deri në 14:30 – Tetovë:
Zona qendrore e qytetit – objektet pranë Stopanska Banka.
Zona qendrore e qytetit – nga sheshi deri te Tregu i Qytetit.
Zona qendrore e qytetit – objektet përreth kompleksit Rima.
Nga ora 09:00 deri në 12:00:
Mali HEC.
Kodra e Diellit
Fshati Lisec – i gjithë fshati.
Fshati Gajre – i gjithë fshati.
Nga ora 09:00 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Shemshevë, objektet që ndodhen nga xhamia deri te shkolla.
Nga ora 09:30 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Sllatinë.
Një pjesë e fshatit Xhepçisht.
Një pjesë e fshatit Gllogjë, objektet që ndodhen nga qendra e fshatit drejt kopshtit të fëmijëve.
Nga kompania u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të ndërmarrin masat e nevojshme dhe ta përshtatin aktivitetin e tyre gjatë periudhës kur do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike./TS