Qyteti i Shkupit informon se nga e hëna do të fillojë realizimi i dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit.
“Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave të rritura do të kryhet nga e hëna, 13 korrik, deri të enjten, 16 korrik, nga ora 22:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit të ditës tjetër. Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinsektimin, ai do të kryhet në të njëjtën kohë të ditës tjetër, kur kushtet atmosferike janë të favorshme”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Këshillohen bletarët që në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.