Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit

Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit

REAGIM I BDI-së

Deklarata e Bekim Qokut se Marrëveshja e Ohrit “nuk është fitore për t’u krenuar” është fyerje ndaj sakrificës së shqiptarëve dhe mohim i arritjes që ndryshoi pozitën e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike në Maqedoninë e Veriut.

Nga Marrëveshja e Ohrit burojnë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, përdorimi i gjuhës shqipe, decentralizimi, Badenteri dhe fuqizimi i shqiptarëve si faktor vendimmarrës. Të mohosh Marrëveshjen do të thotë të mohosh themelet e të gjitha këtyre të drejtave.

Me këtë qëndrim, lideri de facto i VLEN-it vendoset në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE-në dhe qarqet që pretendojnë se Marrëveshjes së Ohrit “i ka skaduar afati”. Vetë Qoku pranon se VMRO-DPMNE është “tmerrësisht e fuqishme”, duke dëshmuar se VLEN-i e ka pranuar publikisht pozitën e vet të nënshtruar.

Shqiptarët kanë arsye të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit. VLEN-i ka arsye të turpërohet që, për të ruajtur pushtetin, ka filluar të flasë me gjuhën e atyre që prej vitesh kërkojnë çmontimin e saj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo