Bajram Rexhepi dënon kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi: Sulm barbar ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë





Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër pas raportimeve për kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij, duke i cilësuar ato si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë informon tetovasot.

Përmes një reagimi publik, Rexhepi tha se kërcënimi i një gazetari për shkak të punës dhe fjalës së lirë është i papranueshëm dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

“Dënojmë ashpër kërcënimet e raportuara ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij. Kërcënimi i një gazetari për shkak të punës dhe fjalës së lirë është akt i papranueshëm, barbar dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”, thuhet në reagimin e Rexhepit.

Ai u bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që ta hetojnë rastin pa vonesë dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, pa selektivitet.

Rexhepi gjithashtu theksoi se personat që përdorin kërcënime, dhunë, ofendime ndaj familjeve dhe forma të tjera frikësimi nuk kanë vend në institucionet publike dhe nuk mund të përfaqësojnë qytetarët.

“Fjala e lirë nuk mund të cenohet. Gazetarët duhet të mbrohen, ndërsa kërcënuesit të përgjigjen para ligjit”, përfundon reagimi i tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo