Aksident i rëndë në Tetovë, vetura me shpejtësi të madhe përplas tre automjete – disa të lënduar (VIDEO)





Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Tetovë, rreth orës 22:50, në rrugën Industriale.

Sipas pamjeve të siguruara nga TetovaSot nga vendi i ngjarjes, një veturë që dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre vetura të tjera.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, disa persona kanë mbetur të lënduar. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet emergjente dhe policia, ndërsa po kryhen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e të lënduarve dhe rrethanat e plota të aksidentit.

TetovaSot sjell pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo