Dy persona kanë vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të premten mbrëma në Obiliq.
Viktimat dhe i lënduari janë të tre të nacionalitetit serb.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:00.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.”, ka deklaruar Pllana.