Ahmeti: Ligji i Përfaqësimit të Drejtë është antishqiptar

Propozim ligji për përfaqësim të drejtë është antishqiptar thotë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai në një intervistë theksoi se ky draft-ligj që ka dërguar qeveria në Kuvend, nuk i përfaqëson drejtë shqiptarët në institucionet publike. Shtoi se këtë version nuk do ta votojnë deputetët e Frontit Evropian dhe paralajmëroi se do të ndërhyjnë me amendamente.

“Ligjet që propozohen janë antishqiptare dhe janë kundër Marrëveshjes së Ohrit. Ligji për arsim është ligj kundër arsimimit të shqiptarëve të arsimit të lartë. Ligji për përfaqësim të drejtë është kundër shqiptarëve, nuk parashihet as etnia e as sanksionet për ata të cilët nuk e zbatojnë parimin e përfaqësimit të drejtë. Do të thotë është flluskë sapuni, mbetet në vullnetin e palës shumicë, sikurse në të kaluarën, na duhen për dekor shqiptarët!”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Edhe pse ky draft ligj ka kohë që është miratuar në Qeveri, vazhdon të mbete të sirtarët e Kuvendit dhe pas vendosjes në rend të ditës në seancë plenare, u largua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Ky i fundit, dje duke folur për këtë ligj, tha se mund të ketë mangësi, por shtoi se është më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare. Kryeparlamentari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm.

“Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar dhe vendosur se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Dua që qytetarët dhe opozita ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi. Seanca do të thirret, të gjithë deputetët do të ftohen dhe vendimin do ta marrë seanca plenare. Detyra ime është të vendos se kur është momenti më i mirë për vendimmarrje, ndërsa më pas të gjithë do ta respektojmë vendimin e Kuvendit”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Duke qenë se shkojnë në pushim veror, propozim-ligji pritet të sillet në vjeshtë. Më herët, opozita shqiptare akuzoi se kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se po e mban peng Ligjin, duke pritur një moment kur opozita të mos jetë e pranishme në seancë për ta hedhur atë në votim. Opozita ka vërejtjet e saj për këtë ligj, andaj e kundërshton. Sipas VLEN ky ligj do të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, tani më të shfuqizuar, dhe pasi drafti ka kaluar edhe mendimin e Komisionit të Venecias, pritet të marr epilog përfundimtar me miratimin në Kuvend.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo