Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të përpiqet gjithmonë që të ketë marrëdhëniet më të ngushta dhe të mira me Malin e Zi.

Por, Vuçiq nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq ka arritur në Mal të Zi të enjten, ndërsa të premten në Tivat do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me ata ta Bashkimit Evropian.

“…Nuk do ta pranoj vendimin për pavarësinë e Kosovës e Metohisë, edhe pse ju e pranuat sekuestrimin e 14 për qind të territorit tonë. Ne nuk sekuestruam territor malazez apo diçka të tillë”, tha Vuçiq, transmeton “RTS”.

Ai tha se beson në marrëdhënie më të mira me Malin e Zi.

“Mendoj se është e rëndësishme që të kemi komunikim të shpeshtë, biseda më të shpeshta. Kështu shmangen keqkuptimet…Sa më përket mua do ta ftoj presidentin e Malit të Zi ta vizitojë Beogradin para fundit të vitit. Mendoj se çdo bisedë është e rëndësishme, por nëse ai e pranon apo jo, varet nga ai”, tha Vuçiq.

Vuçiq është pyetur edhe nëse institucionet e sigurisë së Serbisë kanë verifikuar personat që dje s’i lejoi të hynin në Mal të Zi.

Vuçiq tha se ata nuk ishin kriminelë dhe se çështja do të zgjidhej vetëm po t’i thoshte dikush t’i largonte ata djem.

Ai tha se ata persona ishin për ta bërë të ndihet mirë.

“Do të ngrihesha krejt ndryshe sot, do të vija këtu dhe do t’i kërkoja falje mikpritësve tanë për gjërat budallallëqe që bëri dikush…Siç e patë, ata s’kishin as armë, as shkop, as boksa hekuri apo diçka të tillë. Ato histori për destabilizim ishin krejtësisht të pakuptimta”, tha Vuçiq.

Nisjes së samitit i kanë paraprirë tensione mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Për shkaqe sigurie, autoritetet malazeze nuk ua kanë lejuar hyrjen në këtë shtet 87 serbëve me precedentë penalë e histori dhune në protestat në Serbi.

Të mërkurën, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ata janë kthyer mbrapsht nga autoritetet malazeze me po të njëjtin aeroplan – atë të kompanisë shtetërore “Air Serbia”.

Si kundërpërgjigje, Serbia ka arrestuar 30 shtetas malazezë në aeroportin e Beogradit dhe ua ka pamundësuar hyrjen shumë të tjerëve përmes pikave kufitare rrugore.

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, tha se presidenti i Serbisë është orkestrues i këtyre veprimeve armiqësore. Sipas tij, Aleksandar Vuçiqi, është në siklet në rrafshin e brendshëm e të jashtëm dhe se po synon ta vjedhë shfaqjen.

“Kur e merr me qira fluturimin ekskluzivisht me këta lloj pasagjerësh, që duken sikur nazistë me tatuazhe e me njerëz që janë kriminelë në regjistra, të gjithë pa dallim, atëherë është fluturim i qëllimshëm. Nuk është rastësi. E dyta, lidhet më së shumti me samitin në mënyrë që ta bëjë pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiqit çështjen kryesore, qoftë në kontekst negativ”, ka thënë Vllahoviq.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo