U vra me armë zjarri/ Trupi i Eglant Koçit u gjet në një fazë të dekompozuar, ka një plagë pas koke





Një ditë pas gjetjes së trupi të pajetë të Eglant Koçit, janë kryer disa ekzaminime, sipas burimeve për ABC Neës paraprakisht është evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore. Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve. Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo