Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, teksa një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Valencia, ku i riu i ka marrë jetën një mjeku që dyshohet se akuzoi seksualisht djali ne tij.
Sipas raportimeve, babai e kishte gjetur të birin të zhveshur nga mesi e poshtë e po ashtu pa pelenë në klinikën e mjekut. Ai besoi se logopedi kishte abuzuar seksualisht me të birin dhe i tronditur i ka kërkuar që t’i tregonte pamjet e kamerave të sigurisë. Por kur mjeku refuzoi, ai e ka sulmuar dhe e ka goditur me thikë në qafë, duke i marrë jetën.
Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia , ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Policia ka arritur të gjejë thikën 15 centimetra të gjatë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.