Një grua ka vdekur dhe një vajzë 8-vjeçare po lufton për jetën e saj pasi një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor në Lancashire të Britanisë.
Aksidenti ndodhi në orën 08:50 të mëngjesit kur një automjet që transportonte dy gratë u godit nga një tren pasagjerësh Northern, i cili po udhëtonte në rrugën Colne-Preston. Përplasja ishte aq e fortë saqë makina thuhet se u zvarrit për të paktën 100 metra përgjatë shinave, sipas dëshmitarëve okularë.
Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey me lëndime kërcënuese për jetën, ku mbetet në gjendje kritike. Nga përplasja nuk u raportuan lëndime në pasagjerë apo në stafin e trenit.
Policia e Transportit konfirmoi se hetimet ishin duke vazhduar në bashkëpunim me Degën e Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore për të përcaktuar rrethanat e sakta të përplasjes. Ata gjithashtu u bënë thirrje dëshmitarëve të kontaktojnë autoritetet.