Tre fshatra të Tetovës nesër pa energji elektrike





Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektro-distributiv, nesër (e premte, 19 qershor) disa pjesë të tre fshatrave të rajonit të Tetovës do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, njofton EVN.

Ndërprerjet janë të planifikuara në orare të ndryshme dhe do të zgjasin disa orë gjatë paradites:

1. Çiflik (Komuna e Zhelinës)
• Ora: 09:00 – 14:00
• Përfshirja: pjesë e fshatit Çiflik, konkretisht objektet në hyrje të fshatit

2. Tudencë
• Ora: 09:30 – 14:00
• Përfshirja: një pjesë e fshatit Tudencë

3. Shemshovë
• Ora: 09:30 – 14:00
• Përfshirja: një pjesë e fshatit Shemshovë

Nga EVN u bëhet apel qytetarëve që të planifikojnë në kohë obligimet e tyre, të shkëpusin pajisjet elektrike të ndjeshme nga rrjeti dhe të tregojnë kujdes gjatë rivendosjes së furnizimit me energji elektrike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo