Starmer drejt dorëheqjes, mediat britanike: Kryeministri pritet të njoftojë largimin të hënën paradite, çelësat e Downing Street…
Të gjitha shenjat në qarStarmër këtë të diel është me familjen në rezidencën qeveritare në Chequers, dhe duke u konsultuar me bashkëpunëtorët e tij të afërt për veprimin e duhur për të ardhmen e Britanisë, një zhargon, për largimin nga posti që mban, pas dy vjetesh nga fitorja e zgjedhjeve të përgjithshme.qet mediatike dhe politike britanike këtë fundjavë janë tipiket e një njoftimi dhe ndryshimi në kreun e qeverisë britanike.
Lajmi i fundit është se Ministrja e Jashtme i ka kërkuar dorëheqjen Starmër këtë të diel. Starmer ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm për ti hapur rrugën rivalit të tij, ende zyrtarisht kryebashkiakut të Manchesterit Andy Burnham 56-vjeçar, i cili ka hyrë në parlament si deputeti më i ri, si kusht për të qenë kryetar i Partisë Laburiste dhe Kryeministër, pasi mposhti me dyfishin e votave edhe partinë populiste të Nigel Farage.
Ky është kryeargumenti në qarqet laburiste se përse kuajt e karrocës duhen ndryshuar për të fituar zgjedhjet e reja të kërcënuara nga partia Reforma e babait të Brexit, Farage.
Gjithçka mbetet spekulim politike, edhe pse media britanike është zakonisht shumë e saktë kur vjen puna për zhvillime të tilla. Edhe pse Starmer ka pas deklaruar se është i vendosur të luftoj dhe sfidoj çdo rival, nëse ky qëndrim ndryshon, Starmer mund të përzgjedh të vazhdoj të qëndroj në postë gjatë një periudhe tranzitore përpara se t’ja dorëzoj çelësat e Downing Street, Burnham i cili do duhet të jetë edhe lider i Laburistëve edhe Kryeminitser.
Nëse Starmer vendos të jap dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, një nga anëtarët e kabinetit të tij qeveritar do duhet ta zëvendësoj në kapacitet kujdestari. Por ai ose ajo do duhet të vijë nga kabineti qeveritar i cili do duhet të konsultohet me Komitetin Ekzekutiv Kombëtar të partisë Laburiste.
E më pas një garë për lidershipin e partisë Laburiste do duhet të nis. Në këta skenar çdo kandidat potencial ka nevojë për 20 përqind të deputetëve laburiste, dhe mbi 100 syresh aktualisht janë prononcuar për largimin e Starmer, dhe do duhet edhe mbështetja e ose 5 përqind të degëve të partisë laburiste ose të paktën të tre organizatave të lidhura me Laburistët nga të cilat dy, duhet të jenë sindikatat më të mëdha në vend.
Gjithesesi për momentin shanset e Starmer për të qenë ende kryeministër po zvogëlohen ndjeshëm, dhe ditët e tij janë të numëruara për të qenë kryeministri i gjashtë i Britanisë në 7 vitet e fundit, dhe një ndër dhjetë nga ata që ende janë gjalle e pa precedent për historinë e Britanisë. Por enigma dhe misteri më i madh është se si do reagoj Starmer, duke filluar nga e hëna.