Rrufeja godet kopenë, ngordhin rreth 200 dele





Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e njohur si “Jomina”, ku dyshohet se një goditje rrufeje ka shkaktuar ngordhjen në masë të një tufe bagëtish.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e fenomenit atmosferik kanë ngordhur rreth 150 deri në 200 dele që i përkisnin dy vëllezërve barinj, Klement dhe Ariani Xhelili. Pamjet nga terreni tregojnë dhjetëra krerë të shtrirë në kullotë, në një zonë të prekur nga kushte të paqëndrueshme moti.

Ngjarja përbën një goditje të rëndë ekonomike për familjen, e cila mbështetet kryesisht në aktivitetin blegtoral për të ardhurat e saj. Ndërkohë, veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse. Autoritetet pritet të dalin me një raport zyrtar pas përfundimit të kontrollit në terren.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo