Radoiçiqi në mesin e 11 personave që iu pezulluan hetimet për barrikadat në veri





Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë së mërkurës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë serbëve lidhur me barrikadat në veri në dhjetor të vitit 2022, ndërsa shtoi se ka pezulluar hetimet për 11 persona. Siç ka mësuar KOHA, në mesin e tyre është edhe kryeterroristi i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet ndaj tyre janë pezulluar përkohësisht, pasi ata ende nuk janë të arritshëm për organet e ndjekjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo