QMK: Dy zjarre aktive në hapësira të hapura në Vasilevë dhe Prilep, pesë të shua





Deri në orën 18:00 në vend janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy ende janë aktive, ndërsa pesë janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në komunat Vasilevë dhe Prilep ka zjarre aktive, ku digjet bimësi e ulët. Në Vasilevë, zjarri është në territorin e fshatit Nova Maala, ndërsa në Prilep është prekur zona e quajtur “Markova Çeshma”.

Nga QMK njoftojnë se në fshatin Bansko, komuna e Strumicës digjej një deponi. Bimësi e ulët dhe pyll pishe digjej në lagjen “Sveta Nedela” në komunën e Shtipit. Zjarret tjera të shuara ishin në komunat Prilep, Likovë dhe Strugë, ku digjej bimësia e ulë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo