Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset





Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një aksioni policor për kapjen e një të kërkuari.

Begaj i shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta ndërsa i uron shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur.

“I bashkohem thellësisht dhimbjes për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje dhe do ta kthejë dhimbjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skaj. Populli shqiptar është masivisht përkrah Policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkruan Begaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo