Po ndërtohen 8 klasa të reja në ShF „Dimitar Berovski “ në Hrom, nga viti i ardhshëm do të vendoset mësimi me një turn

Kryetari i Qeverisë Prof. Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, sot vendosën gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri me 8 klasa në kuadër të Shkollës Fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në lagjen Hrom, i cili pritet të përfundojë më së voni brenda një viti.

Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 30,6 milionë denarë, të siguruara përmes thirrjes së Qeverisë për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore në fushën e arsimit. Ndërtimi i objektit do të mundësojë që në shkollë, duke filluar nga viti i ardhshëm, të zbatohet mësimi me një ndërrim.

“I uroj kryetarit të komunës dhe udhëheqjes së përkushtuar të Komunës së Gjorçe Petrovit për angazhimin e tyre në ndërtimin e kapaciteteve të reja shkollore. Fillimi i ndërtimit të tre objekteve të reja brenda një muaji është tregues i mirë i kujdesit ndaj qytetarëve, ndaj më të rinjve dhe cilësisë së arsimit të tyre. Uroj që punimet ndërtimore të përfundojnë me sukses brenda afatit të paraparë dhe së bashku t’i inaugurojmë këto klasa të reja”, theksoi Janevska.

Ministrja theksoi se infrastruktura arsimore në Maqedoni po avancohet dhe zgjerohet me intensitet, duke siguruar kushte më të mira për zhvillimin e mësimit kudo. Kjo ndodh sepse, siç tha ajo, Qeveria dhe vetëqeverisjet lokale janë të bashkuara rreth së njëjtës ide dhe bindjes se pa arsim cilësor nuk mund të flasim për një të ardhme të mirë. Pikërisht për këtë arsye po rritet buxheti për ndërtimin e shkollave të reja aty ku ka nevojë, për sallat sportive, për rikonstruktimin e objekteve ekzistuese, për zgjerimin e kapaciteteve dhe për konviktet studentore. Si Ministri dhe Qeveri, gjatë dy viteve të fundit kemi investuar mbi 70 milionë euro.

Muajin e kaluar, në Komunën e Gjorçe Petrovit filloi gjithashtu zgjerimi me klasa të reja në kuadër të Shkollave Fillore “Strasho Pinxhur” dhe “Joakim Kërçoski”. Qëllimi është përfshirja e një numri më të madh fëmijësh dhe vendosja e mësimit me një turn, i cili sjell më shumë përfitime për më të rinjtë.

Po ndërtohen 8 klasa të reja në ShF „Dimitar Berovski “ në Hrom, nga viti i ardhshëm do të vendoset mësimi me një turn

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo