Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498 vendvotimeve në vend, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të përditësuara tashmë janë numëruar 726,071 vota, që përbëjnë 37.05 për qind të totalit prej 1,959,962 votash.

Nga votat e numëruara deri më tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 299,152 vota apo 42.91 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 147,220 vota apo 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 122,575 vota apo 17.58 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 49,917 vota apo 7.16 për qind, ndërsa Lista Serbe 43,071 vota apo 6.18 për qind.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo