Për 5 cent më pak taksa, dënohet qytetari i Cyrihut





Rasti ka hapur debat për proporcionalitetin e procedurave administrative.

Një rast i pazakontë nga Cyrihu ka tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane dhe ka nxitur diskutime për mënyrën se si trajtohen borxhet tatimore.

Një qytetar u njoftua nga Zyra e Përmbarimit se kishte mbetur pa paguar vetëm 5 cent nga detyrimet e tij tatimore. Megjithëse shuma ishte minimale, autoritetet nisën procedurën standarde të përmbarimit, transmeton albinfo.

Si rezultat, përveç 5 cent të papaguara, qytetari u detyrua të paguante edhe 36.25 franga tarifa administrative dhe procedurale.

Ai e cilësoi vendimin si të tepruar, duke argumentuar se shuma e munguar mund të ishte shtuar lehtësisht në faturën e ardhshme të taksave. Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ku shumë qytetarë kanë vënë në pikëpyetje nëse procedura të tilla janë të arsyeshme për shuma kaq të vogla.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo