Nga Tirana në Tetovë për intervenim kirurgjikal – Drejtori Dr. Spec. Erzen Elezi dhe ekipi i tij dëshmojnë profesionalizëm në një tjetër ndërhyrje të suksesshme (VIDEO)





Pas një trajtimi 10-ditor në repartin e Urologjisë në Spitalin Universitar të Tiranës, një paciente shtetase e Republikës së Shqipërisë, falë besueshmërisë dhe reputacionit të Spitalit Klinik të Tetovës, ka kërkuar që trajtimin e saj të mëtejshëm ta vazhdojë në Spitalit Klinik të Tetovës.

Pacientja u transferua me autoambulancë dhe u prit personalisht nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Spec. Erzen Elezi, i cili urdhëroi menjëherë kryerjen e të gjitha ekzaminimeve dhe procedurave të nevojshme mjekësore.

Pas vlerësimit të gjendjes së pacientes, u vendos që në orët e hershme të mëngjesit të realizohej intervenimi kirurgjikal, i cili u krye me sukses nga Dr. Spec. Florin Dehari dhe Dr. Spec. Erzen Elezi.

Ky rast dëshmon edhe një herë profesionalizmin, përkushtimin dhe besimin që pacientët nga vendi dhe rajoni kanë ndaj Spitalit Klinik të Tetovës.

VIDEO

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo