Netanyahu kërkon miratimin e Trump për vazhdimin e bombardimeve në Bejrut! Amerikanët po tregojnë më shumë tolerancë





Sipas raportimeve të medias izraelite Channel 12, diskutimet po zhvillohen ndërsa Izraeli përpiqet të bindë Uashingtonin të mbështesë zgjerimin e sulmeve kundër Hezbollah, përfshirë objektiva në Beirut.

Raporti thekson se Netanyahu po shqyrton një ndryshim strategjie, nga kontrolli i territorit në jug të Libanit drejt një fushate më të gjerë ajrore, që mund të përfshijë edhe kryeqytetin libanez.

Mësohet se Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke argumentuar se Izraeli nuk mund t’i japë imunitet Hezbollahut në Bejrut.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë paraqitur disa plane operative, përfshirë skenarë për sulme në Bejrut që do të kërkonin evakuimin e zonave të caktuara. Sipas burimeve të cituara nga Channel 12, Netanyahu ka pranuar në takime me dyer të mbyllura se liria e veprimit e Izraelit mbetet e kufizuar nga qëndrimi i SHBA-së.

“Amerikanët po tregojnë më shumë tolerancë, por ende nuk ka një miratim përfundimtar”, deklaroi një zyrtar izraelit për median vendase.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo