Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari





Ka vdekur ish-komandanti i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur familja Jashari përmes një njoftimi mortor, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij dhe ka vlerësuar kontributin e dhënë gjatë veprimtarisë së tij në shërbim të atdheut.

“Babin do ta kujtojmë gjithmonë me krenari për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë më vonë.

Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo