Mickoski: Të premten dhe të shtunën takime me VLEN-in dhe ZNAM-in për rikonstruimin





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se të premten dhe të shtunën do të zhvillojë takime me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM, në kuadër të bisedimeve për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE dhe VLEN-it vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe korrekt.

“Të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM. Tani nuk jemi para zgjedhjeve, por në gjysmën e dytë të mandatit. Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN-in dhe pres që ai të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi kryeministri.

Ai rikujtoi se pas formimit të bashkëpunimit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, koalicioni arriti rezultate të rëndësishme edhe në zgjedhjet lokale, ku VLEN fitoi bindshëm në 10 komuna.

“Nuk shoh asnjë pengesë që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë edhe në të ardhmen”, shtoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo