Mickoski pas takimit me Makronin dhe Mercin: Biseduam për rajonin, për perspektivat evropiane

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili merr pjesë në Samitin Bashkimi Evfropian – Ballkani Perëndimor në Tivat, sot kishte takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe me kancelarin gjerman Fridrih Merc.

“Takim miqësor dhe i përzemërt me presidentin francez Emanuel Makron. Diskutuam për rajonin, çështje të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe perspektivat evropiane, tema mbi të cilat kemi punuar për një kohë të gjatë. Franca është një nga vendet më me ndikim në Evropë, prandaj është e rëndësishme të flasim hapur, drejtpërdrejt dhe me pritje të shprehura qartë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë miqësi, të hapim dyer dhe të ofrojmë mirëkuptim dhe mbështetje më të madhe. Ne vazhdojmë të ecim përpara me përkushtim dhe me një qëllim të qartë”, publikoi Mickoski në Fejsbuk pas takimit me Makronoin.

Me kancelarin gjerman Merc, siç theksohet, kanë shkëmbyer opoinione për perspektivat evropiane në rajon, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

“Takimet e këtilla paraqesin mundësi për ndërtim të partneriteteve të reja dhe përforcim të lidhjeve që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë”, shkruan Mickoski.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimir që po mbahet në Tivat me moton “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor”, tema kryesore është zgjerimi i Unionit.

Takimin e kryeson kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, i cili më parë vizitoi vendet e rajonit, ndërsa nikoqir është presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Në Samit marrin pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Franca dhe Gjermania, në Samit do të prezantojnë non pejper, në të cilën propozohet integrim gradual i Ballkianit Perëndimor në BE para anëtarësimit të plotfuqishëm.

Komisioni Evropian është i ftuar të përgatisë propozime për lehtësimin e integrimit gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe qasje të privilegjuar në tregun e vetëm evropian, bazuar në progresin e tyre në negociatat e anëtarësimit, si dhe lidhje më të forta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes, thuhet në non-paper-in franko-gjerman.

Në dokumentin e titulluar “Një shtytje e re për zgjerimin në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor (5 qershor 2026) dhe Samitit BE–Moldavi (22 qershor 2026)”, vlerësohet se “zgjerimi mbetet një nga ofertat më tërheqëse dhe një nga mjetet politike më me ndikim që ka në dispozicion Unioni”. Sipas dokumentit, është e nevojshme futja e stimujve shtesë në procesin e bazuar në meritë dhe thjeshtimi gradual i metodologjisë aktuale, me qëllim që të mundësohet një integrim më i shpejtë dhe më i thellë, në bazë të kritereve të Kopenhagës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo