Mickoski në ofensivë ekonomike: Prezantojmë mundësitë e ekonomisë maqedonase, interes i madh i kompanive turke për të investuar në Maqedoni
Ndodhem këtu së bashku me delegacionin qeveritar, por edhe me delegacionin afarist.
Vazhdojmë traditën e organizimit të ngjarjeve dhe takimeve B2B, gjegjësisht atë që e filluam në Hungari dhe e vazhduam në Austri, e më pas me komunitetin afarist kroat gjatë takimit bilateral në Ohër tani e vazhdojmë këtu në Stamboll.
Qëllimi ynë është që ekonomia maqedonase dhe bizneset tona të lidhen me bizneset këtu në Stamboll, në Turqi.
Ekziston vërtet interes i madh nga biznesmenët turq për të investuar në Maqedoni, ndërsa ajo që do të bëjmë gjatë këtyre dy ditëve këtu në Stamboll është prezantimi i mundësive të ekonomisë maqedonase dhe i të gjitha mundësive dhe mbështetjes që ne, si Qeveri, ofrojmë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Kështu që, pjesa e parë e këtij aktiviteti tashmë ka përfunduar. Pres shumë takime të suksesshme, pres që të dërgohen mesazhe të forta dhe do të vazhdojmë të informojmë nga vizita jonë bilaterale në Stamboll, Turqi.


