Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin i shfuqizoi emrat e rrugëve të Tetovës, tha se kushtetuesja po punon për opozitën, ndërsa fajin e ka BDI-ja që ka miratuar vendim ilegal.
“Faji është që zgjidhja qenë joligjore dhe gjysmake, po të kishte përfunduar, të kishte pasur pëlqim nga Qeveritë e BDI-LSDM ose BDI-VMRO 20 vite, s’do të mundte as kjo Gjykatë e instrumentalizuar ta shfuqizojë këtë vendim, siç nuk mundet ta shfuqizojë pllakën te sheshi “Skënderbeu” i cili është legale”, tha Mexhiti.
“Pse është Gjykatë në shërbim të opozitës, për të krijuar probleme, për të krijuar marrëdhënie ndëretnike të komplikuara dhe për të poentuar opozita”, shtoi Mexhiti.