Mevlan Ademi: Në Bruksel kërkuam trajtim të barabartë për shqiptarët! Fokus në Marrëveshjen e Ohrit dhe të drejtat e komuniteteve





Në një postim në rrjetin social facebook njëri nga organizatorët e protesës së studentëve Mevlan Ademi njofton se gjatë vizitës në Bruksles së bashku me Çlirim Isenin kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Komisioni Evropian dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, ku janë diskutuar çështje që lidhen me sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Ademi thotë se në takim u theksua nevoja që Bashkimi Evropian të tregojë të njëjtin angazhim dhe vëmendje ndaj të drejtave të shqiptarëve në vend, ashtu si për komunitetet e tjera në rajon.

“Gjatë bisedës nënvizuam se Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç tregon ndaj të drejtave të komuniteteve të tjera në rajon. Theksuam se shqiptarët janë faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe se BE-ja, si bashkëgarantuese e Marrëveshjes së Ohrit dhe promotore e vlerave demokratike evropiane, ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e respektimit të standardeve të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Parimet e barazisë, drejtësisë, dinjitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore duhet të mbeten busulla e çdo procesi demokratik dhe integrues, thuhet mesa tjerash në postim”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo